Fotografitë duke i zier instrumentet mjekësore, drejtori i QKMF-së në Drenas jep versionin e tij

Prishtinë | 28 Gus 2023 | 12:27 | Nga Ekonomia Online

Janë publikuar disa fotografi nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare “Dr. Hafir Shala” në Drenas, ku shihen instrumentet mjekësore duke u zier në një tenxhere.

Lidhur me këto fotografi, drejtori i kësaj qendre, Ismet Bogiqi, bëri të ditur se e ka thirrë Inspektoratin Sanitar dhe atë të Ministrisë së Shëndetësisë që “t’i këqyrin dhe të marrin verdiktin e tyre”.

Bogiqi tha se është e paraparë që fillimisht të zihen instrumentet e pastaj të sterilizohen.

“Qitash e kam Inspektoratin Sanitar dhe Inspektoratin e Ministrisë së Shëndetësisë, i kam thirr që me i kqyrë edhe me jep këta verdiktin e tyre. Është e paraparë me standard, që njëherë me u zi instrumentet pastaj me u sterilizu. Nuk ka diçka të keqe”, tha Bogiqi për Express.

Të ngjashme