Asambleja Kombëtare Franceze vendosi njëzëri të heqë fjalën “racë” nga Kushtetuta. Në artikullin e parë të Kushtetutës se Francës thuhej se Franca garanton “barazi para ligjit për të gjithë qytetarët, pavarësisht nga origjina, raca ose feja e tyre”. Ishte presidenti Makron që propozoi rishikimin e këtij paragrafi.
Me ndryshimet e bëra, artikulli i Kushtetutës thotë: “Pavarësisht nga gjinia, origjina apo feja”.
Deputetët u pajtuan me Presidentin francez Emmanuel Macron dhe partinë e tij LREM se termi “racë” është i vjetruar.
Ai ishte në kushtetutë që nga viti 1946 dhe u prezantua për të kundërshtuar teoritë racore të nazistëve.