Franca nderon viktimat nga sulmi terrorist

Prishtinë | 25 Mar 2018 | 11:58 | Nga

Në qytetin jugor francez, Trebes, për nder të katër viktimave të vrara në sulmin terrorist i dy ditëve më parë, kanë shkuar qindra njerëz.

Oficeri i policisë Arnaud Beltrame, i cili vdiq duke shpëtuar jetën e pengjeve, do të nderohet me një memorial të veçantë kombëtar në Paris, ditët në vijim, shkruan BBC, transmeton Koha.net.

Polici tashmë i ndjerë, do të përkujtohet si ‘hero’.

Nën presidencën e Emmanuel Macron, ky është sulmi më i rëndë terrorist që ka ndodhur në Francë.

Sulmuesi ishte 25 vjeçar që quhej Redouane Lakdim, ndërsa mësohet se ishte në listën mbikëqyrëse ekstremiste, ndërsa nga autoritetet njihej si “kriminel i vogël”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme