Franca ka filluar ndërtimin e spitaleve në terren duke ngritur çadra ushtarake. Ky veprim ka ardhur pasi numri i të infektuarëve nga coronavirusi në botë po i kalon 340 mijë persona.
Ushtarët francezë janë fotografuar duke vendosur qendra mjekësore në Mulhouse, i cili së bashku me Alsace, janë zonat më të prekura nga Covid-19.
Kujtojmë se Franca ka mbyllur kufijtë me disa shtete europiane. Numri i të infektuarëve vazhdon të rritet me shpejtësi. Deri më tani janë shënuar 674 viktima nga koronavirusi.
Gjithashtu qeveria ka ndërrmarë edhe masat e rëndësishme të distancimit social.