Fëmijët francez të varur nga telefonat do të detyrohen të bëjnë pa to në shkollë, nga një gjobë që ministri i arsimit e quajti një “masë detoksifikimi” për të luftuar shpërqëndrimin dhe ngacmimet në klasë.
Më shumë se 90% e fëmijëve të moshës 12 vjeç e lart, zotërojnë një telefon. Vendimi i Francës ka nxitur një debat në vendet e tjera si Britania dhe Irlanda nëse ata duhet të marrin shembull nga Parisi, për të larguar telefonat e pranishëm në shkolla.
“Telefonat celularë janë një zhvillim teknologjik, por ata nuk mund të monopolizojnë jetën tonë,” thotë Ministi i Arsimit Jean-Michel Blanquer.
“Nuk mund të jesh pjesë e një bote teknologjike, nëse nuk di të lexosh, shkruash, numërosh, të respektosh të tjerët dhe të punosh në grup.”
Mësuesit janë gjithashtu të targetuar. Por, disa prej tyre kanë mohuar publikisht përfshirjen në këtë nismë, duke thënë se kjo është një fyerje për stafin në moshë madhore dhe gjithashtu një rrezik sigurie.
Mbështetësit e projektligjit thonë se përdorimi i smartfonëve te fëmijët e moshës së vogël dhe të mesme ka përkeqësuar ngacmimin kibernetik, ka lehtësuar qasjen në pornografi dhe ka penguar aftësinë e të rinjve për të bashkëvepruar në mënyrë shoqërore.