Francë, nderohet polici i vrarë në sulmin terrorist

Prishtinë | 28 Mar 2018 | 16:16 | Nga

Polici francez, i cili vdiq pasi u shkëmbye me një peng në një sulm islamik, po nderohet në Paris.

Koloneli Arnaud Beltrame, 44 vjeç, ka qenë një nga katër viktimat e të shtënave në qytetin Trebes të Francës, të premten e kaluar.

Atij do t’i ndahet Legjioni i Nderit, që është çmimi më i lartë në Francë.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, tha se Beltrame “ka rënë si hero” pasi ka treguar “guxim të jashtëzakonshëm”.

Trupi i tij do të dërgohet në qytetin Karkasone për t’u varrosur.

Veprimi i kolonelit Beltrame ka ndihmuar në përfundimin e pengmarrjes në një supermarket në Trebes nga 25-vjeçari Redouane Lakdim.

Lakdim ka qenë në një listë të ekstremistëve dhe ka qenë i njohur për autoritetet si një “kriminel i vogël”, por shërbimet e inteligjencës kanë konstatuar se ai nuk përbën kërcënim.

Lakdim është qëlluar për vdekje nga policia.

Ai thuhet se ka kërkuar lirimin e Salah Abdeslamit, i dyshuari më i rëndësishëm i mbijetuar për sulmet e 13 nëntorit, 2015, në Paris, ku kanë mbetur të vrarë 130 njerëz.

Të ngjashme