Shqipëria është shndërruar një destinacion shumë të preferuar për qytetarët e huaj, jo vetëm për turizëm, por edhe për të jetuar.
I tillë është edhe aristokrati, sipërmarrësi, princi i njëmijë e një jetëve e artisti kompleks Jarl Ale de Bassevile, i cili shfaqet shpesh në Shqipëri.
E çuditshme është që pasi ka shëtitur botën tre herë, ai vendos të ndërtojë një shtëpi të Libofshë të Fierit.
“Ishte një emocion shpirtëror që e kuptova sapo mbërrita. Ky emocion u krijua që sapo pashë njerëzit aty, fermerët. Diçka po më fliste. Në traditën tonë ne besojmë në paganizëm. Ky vend më thirri. Ashtu si në Korsikë, Ballkan, një ishull, apo gjithë vendet për të cilat kam luftuar, këtu e kuptova që ky ishte vendi që unë doja”, ka thënë Jarl Ale de Bassevile për Tch.
Ai ka zbuluar edhe arsyet se pse ka vendosur që të shkojë në Shqipëri. “Familja ime e kishte të ndaluar të shkelte ne Evropën lindore pas Luftës së Dytë Botërore. Ishim shpallur non grata. Unë luftova për rrëzimin e murit të Berlinit. Ai ishte mundësia ime për të shkelur anën lindore. Nëna ime ishte kontesha e fundit e Zagrebit dhe ajo ishte princesha e fundit e perandorisë Austro-Hungareze dhe për mua ishte shumë e rëndësishme të kthehesha”, shprehet De Bassevile.
Ai së bashku me partneren e tij Egla Harxhi do të bëhen së shpejti prindër, dhe të gjithës kësaj së bashku me vendosjen këtu nuk kërkon t’i japë një shpjegim normal.