Frederika Morina një zë i ri që i duhet Kuvendit Komunal të Prizrenit

Prizren | 15 Tet 2017 | 14:26 | Nga

Frederika Morina, sekretare e Rinisë Demokratike, dhe sekretare e Forumit të Gruas si përfaqësuese e këtyre organizmave politikë, ka marr besimin dhe mbështetjen që ta përfaqësojë rininë dhe gruan në listën e PDK-së për Asamblenë Komunale, me synimin që të jetë zë i rritjes së rolit të tyre në vendimmarrje.

E dëshmuar në aktivitete rinore, Frederika mërr përgjegjësi edhe në aktivitetet e Gruas Demokratike ku me besimin e bashkë partiakeve është zgjedhur sekretare e Gruas Demokratike në Degën e Prizrenit.

Ajo me shumë sukses u dëshmua edhe si moderatore e lajmeve dhe si udhëheqëse e emisionit të mëngjesit në televizionin “Opinion”.

E diplomuar në Fakultetin Ekonomik në drejtimin Menaxhmenti Ndërkombëtar në Universitetin e Prizrenit, ajo ka marrë pjesë në shumë trajnime në Kosovë dhe jashtë Kosovës.

Frederika Morina e re në moshë, por me një përvojë të gjatë në detyra të rëndësishme dhe me përgjegjësi në Partinë Demokratike të Kosovës e mbështetur nga rinia është e bindur se do të jetë pjesë e Kuvendit Komunal si kuvendare e Partisë Demokratike.

”Mbështetja e Strukturës së Degës së PDK-së në Prizren , dhe veçanërisht e Rinisë dhe Gruas Demokratike më motivuan që të jem pjesë e garës, me besimin se me 22 tetor do të konfirmohem si anëtare e Kuvendit Komunal” thotë Frederika.

Ajo beson se këtë mbështetje të fuqishme në Kuvendin Komunal do ta kthej si zë i fuqishëm në mbështetje të iniciativave rinore dhe të gruas.

“Rinia duhet ta ketë zërin në Kuvendin Komunal, përmes të cilit do të shtyhen përpara iniciativat që vijnë jo vetëm nga Rinia Demokratike por edhe nga Organizatat rinore dhe organizmat rinore shkollore” shprehet ajo.

Në Partinë Demokratike Frederika Morinën e përshkruajnë si person të dashur e miqësore, energjike dhe këmbëngulëse në aktivitete, të guximshme në vendime, e të paluhatshme në mbrojtje të vlerës, dhe të hapur për iniciativat e reja. Frederika portretizohet si një zë që i duhet Kuvendit Komunal.

(Artikull i sponsorizuar nga kandidatja)

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme