“Frutex” brenda dy muajve do të eksportojë produktet edhe në ShBA

Prishtinë | 13 Maj 2018 | 09:51 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Produktet e kompanisë “Frutex”, përveç në rajon e vendet e Arabisë Saudite, brenda dy muajve do të eksportohen edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA).

Kështu ka bërë të ditur, Pronari i kompanisë “Frutex”, Shaqir Palushi, në një intervistë për Ekonomia Online.

Palushi tha se janë duke punuar që eksportin në vendet arabe ta zgjerojnë edhe më tej.

“Dua të përmend që në vendet arabe tani jemi prezent në katër prej tyre konkretisht në Irak, Jemen, Jordani dhe Kuvajt, natyrisht që potenciali i këtyre vendeve është shumë i madh dhe presim që të zgjerohemi nga viti ne vit”, bëri të ditur ai.

“Këto ditë kemi nënshkruar edhe një kontratë me një kompani nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe presim që në dy muajt e ardhshëm të fillojmë eksportin edhe atje. Kurse këtë vit për herë të parë po ashtu kemi filluar të eksportojmë edhe në Turqi dhe shumë shpejtë presim edhe në Izrael”.

Përveç eksportit në këto vende, “Frutex”, gjatë këtij viti do të zgjerojë edhe linjat prodhimit. Madje sipas, kreut të kësaj kompanie, 2018-ta do të jetë viti në këtë cilin kompania do të investojë më së shumti.

“Viti 2018 është viti ku kompania jonë investon më së shumti edhe atë në dy linja. Linja e parë për rritje të kapacitetit, linja me 12 njësi për orë kurse linja tjetër është po ashtu për herë të parë në Kosovë do të kem mundësi që lëndën e parë të cilën kompania jonë por edhe shumë kompani të tjera e përdorin dhe importojnë do më thënë përpunimin e frutave dhe presim që deri në fund të vitit linja të kompletohet”.

Për dallim nga vitet e mëparshme, këtë vit, “Frutex”, nuk do të dal në treg me ndonjë produkt të ri.

Kjo pasi, sipas Palushit, këtë vit të fokusohen më shumë në promovimin e produkteve aktuale.

“Në vazhdimësi kompania jonë sjellë risi por jot ë gjitha pranohen ndoshta mirë nga konsumatorët duke marrë parasysh që konsumatori zakonisht preferon të shihet të jenë ato tradicionalet por ne vazhdimisht pothuajse në çdo gjashtë muaj dalim me një produkt të ri”.

“Këtë vit duke marr parasysh se jemi në investime për linjën e re nuk do të ketë ndonjë produkt të ri po ashtu meqenëse vitin e kaluar kemi dalë me katër produkte të reja do të përpiqemi ti sforcojmë këto produkte”.

Të ngjashme