Fshati Reti e Poshtme pjesë e investimeve infrastrukturore

Rahovec | 02 Nën 2017 | 15:40 | Nga

Në fshatin Reti e Poshtme të Komunës së Rahovecit, janë duke vazhduar punimet në përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe së shpejti banorët do të mund t’i gëzojnë këto projekte të cilat e bëjnë më të lehtë jetën dhe punën në fshat.

Fillimin e punimeve për kubëzimin e rrugëve në fshatin Reti e Poshtme, i kanë pritur mirë banorët të cilët edhe e kanë falënderuar komunën për përkujdesjen e treguar , duke thënë se në të kaluarën nuk ka pasur investime por që tani vërtet ka investime, sidomos në infrastrukturë rrugore.

Dhe me këtë mund të themi se na është lehtësuar lëvizja, sepse rrugët që janë kubëzuar dhe ato që janë duke u kubëzuar vërtetë kanë qenë të dëmtuara.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme