“FSK bëhet ushtri javën tjetër”

Prishtinë | 08 Mar 2017 | 08:24 | Nga

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka dorëzuar dje në Parlamentin e Kosovës Projektligjin për ndryshimin e misionit të Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK), nga një forcë civile në një forcë me përgjegjësi mbrojtëse e ushtarake.

Ky ligj pritet të votohet nga ligjvënësit javën tjetër, pasi që po përkrahet edhe nga opozita në Kuvend.

FSK-ja, transformimi i së cilës po kundërshtohet nga deputetët serbë në Parlamentin e Kosovës, nuk refuzohet nga të gjithë qytetarët serbë të cilët jetojnë në Kosovë. Pjesë e kësaj Force, sipas statistikave që i posedon gazeta “Zëri”, janë 45 serbë.

Drejtori i Departamentit për Marrëdhënie me Publikun në Ministrinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Ibrahim Shala, po ashtu ka bërë të ditur për “Zërin” se pjesë e FSK-së janë edhe 30 pjesëtarë të komunitetit ashkali, 43 boshnjakë, 3 kroatë, 14 egjiptianë, 2 goranë, 2 romë, 49 pjesëtarë të komunitetit turk, 1 i komunitetit maqedonas dhe 1 gjerman.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme