FSK dhuron donacion prej 50 kontejnerësh për Federatën e Futbollit të Kosovës

Prishtinë | 17 Qer 2026 | 15:06 | Nga Ekonomia Online

Në kuadër të memorandumit të bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes dhe Federatës së Futbollit të Kosovës, Forca e Sigurisë së Kosovës ka dhuruar donacion prej 50 kontejnerësh.
Sipas komunikatës për media, fondacioni do të shërbejë për përmirësimin e kushteve dhe infrastrukturës sportive për të rinjtë në mbarë vendin.

Ndër të tjera theksohet se ky kontribut synon të mbështesë zhvillimin e sportit, krijimin e hapësirave më të mira për aktivitetet sportive dhe avancimin e mundësive për gjeneratat e reja, si dhe thellimin e bashkëpunimit në mes të FSK dhe FFK.

Të ngjashme