Studentët e Fakultetit të Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor në UBT ishin pjesë e konkursit për dizajnin e “Obeliskut të Lirisë” që prezanton transformimin e UÇK-së në TMK–FSK dhe së fundmi në Ushtrinë e Kosovës. Projekti është realizuar nga prof.dr. Arbër Sadiki, nga koordinatorja e fakultetit Zana Prelvukaj dhe nga grupi i studentëve të fakultetit i përbërë nga Flaka Syla, Arxhenda Lipovica, Benart Shala, Kushtrim Lushtaku dhe Sami Podvorica.
Qëllimi kryesor i këtij projekti është rikthimi i vlerës dhe të jepet identiteti i obeliskut, që do të shndërrohet në muze për vizitorë. Projekti do të përfshijë prezantimin e gjithë historikut të krijimit të Forcave të Sigurisë së Kosovës që nga viti 1918 deri 2018, duke përfshirë kohën e Jugosllavisë, fillet e Lëvizjes Popullore të Kosovës, Themelimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, transformimin e UÇK-së në TMK, shpërbërjen e TMK-së në FSK, pavarësinë e Kosovës e deri te transformimin e FSK-së në ushtrinë e Kosovës.
Projekti është prezantuar para strukturave të larta të FSK-së, gjegjësisht para kolonelit z.Agron Bajrami, i cili e ka falënderuar UBT-në për mbështetje të vazhdueshme. Dekani i Fakultetit të Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor, prof.dr. Lulzim Beqiri, ka shprehur gatishmërinë e UBT-së që të mbështes profesionalisht FSK-në në të gjitha aktivitetet e tyre.