Dogana ndalon veturën me targa norvegjeze, dyshohet se ishte e vjedhur në Norvegji

Prishtinë | 27 Nën 2026 | 09:06 | Nga Ekonomia Online

Një veturë me targa të Norvegjisë, e cila dyshohet se ishte e vjedhur në këtë shtet, është ndaluar nga njësia mobile e Doganës së Kosovës.

Sipas raportit policor, vetura ishte ndaluar më 14 tetor 2026, ndërsa drejtohej nga një mashkull kosovar.

Pas verifikimeve të kryera nga njësia mobile e Doganës, është konstatuar se vetura figuron si e vjedhur në Norvegji.

Më pas, automjeti është dërguar në Terminalin Doganor në Mitrovicë, ndërsa për rastin është njoftuar edhe Njësia e Auto-Krimeve.

Në konsultim me prokurorin e shtetit, është iniciuar rasti dhe kanë nisur procedurat e mëtejshme hetimore.

Të ngjashme