Një person është arrestuar të enjten, rreth orës 01:00, në rrugën “Rrust Kabashi” në Prizren, pasi dyshohet se ka tentuar ta godiste me veturë një zyrtar policer.
Sipas policisë, zyrtari policor, i cili ndodhej në një pikë kontrolli të automjeteve, i kishte dhënë shenjë të dyshuarit për ndalje.
Mirëpo, i dyshuari nuk është ndalur dhe ka vazhduar rrugën, duke shkaktuar më pas vetaksident.
Në veturë ndodheshin edhe tre pasagjerë, ndërsa si pasojë e aksidentit janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti është iniciuar si “Sulm ndaj personit zyrtar”.