Dy raste me drogë në Gjakovë, policia konfiskon marihuanë e kokainë

Prishtinë | 27 Nën 2026 | 09:02 | Nga Ekonomia Online

Në rastin e parë, në rrugën “Nënë Tereza”, gjatë kontrollit të një personi, policia ka gjetur dhe konfiskuar një thikë dhe 3.1 gramë substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Ndërkaq, në rrugën “Mujë Krasniqi”, policia ka bastisur shtëpinë dhe objektet përcjellëse të një personi të dyshuar për posedim të narkotikëve.

Gjatë bastisjes, policia ka hasur një person tjetër të dyshuar dhe tre dëshmitarë, ndërsa personi për të cilin ishte urdhëruar bastisja nuk është gjetur në shtëpi.

Policia ka konfiskuar 22.48 gramë marihuanë dhe 1.29 gramë kokainë të dyshuar. Me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Të ngjashme