FSK-ja mban trajnimin “Ujkun Vigjilent 2”

Prishtinë | 22 Qer 2017 | 12:34 | Nga

Kompania 2/A e Batalionit të Dytë të Brigadës për Reagim të Shpejtë të Forcës së Sigurisë së Kosovës ka realizuar trajnimin e brendshëm Gjenerimi i Forcës me kohëzgjatje prej tre muajsh nga 10 prilli deri me 21 qershor.

Siç bëhet e ditur në një kumtesë të FSK-së, si përmbledhje e të gjitha fazave të trajnimit tre mujor Kompania 2/A ka përfunduar këtë trajnim me realizimin e ushtrimit Fushor 48 orësh të koduar “UJKU VIGJILENT- 2” në Deçan dhe fshatrat Lumbardhë, Lluke etj.

Ushtrimi fushor është planifikuar nga Komanda e Batalionit të Dytë dhe është ekzekutuar nga Kompania 2/A në bazë të (PUT) Procedurës së Udhëheqjes së Trupave, me qëllim të vlerësimit të njohurive dhe shkathtësive të fituara gjatë periudhës tremujore të trajnimit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme