Ministri i FSK-së, Rrustem Berisha, ju ka bashkuar aksionit vullnetar gjithë kombëtar ,,Ta pastrojmë Kosovën’’, aksion i cili do të zgjasë për tre muaj rresht.
Ai shoqërohej nga zëvendësministri Burim Ramadani dhe Komandanti i Komandës së Forcës Tokësore të FSK-së gjeneral brigade Enver Cikaqi.
Pjesëmarrës në këtë ngjarje, që ju kishin përgjigjur aksionit vullnetar nga MFSK dhe FSK, ishin edhe zyrtarë, oficerë, kadetë dhe ushtarë të shumtë.
Duke vlerësuar lartë rëndësinë e këtij aksioni, Berisha shprehi mirënjohjen si dhe përgëzoi të gjithë pjesëtarët që janë angazhuar në detyra të ndryshme në kuadër të mbështetjes së këtij aksioni.
Ai me këtë rast edhe një herë ju bëri ftesë të gjithë pjesëtarëve të MFSK-së dhe FSK-së dhe gjithë qytetarëve të Kosovës, që edhe individualisht të ndihmojnë këtë aksion në mjediset ku jetojnë.
Në këtë aksion, përveç forcës njerëzore, FSK ka angazhuar një numër të madh të mjeteve teknike xheniere, makineri, mjete transporti si dhe forcë njerëzore në 7 komuna të Kosovës.