FSK në stërvitje në Shqipëri, ushtarakët kryejnë qitje me mortaja

Prishtinë | 17 Sht 2026 | 15:49 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka bërë të ditur se bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë po thellohet dhe forcohet vazhdimisht përmes aktiviteteve të përbashkëta stërvitore.

Ai ka njoftuar se, në kuadër të trajnimeve në fushën e artilerisë dhe zjarrit indirekt, pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë zhvilluar qitje me mortaja.

“Në kuadër të trajnimeve në fushën e artilerisë dhe zjarrit indirekt, ushtarakët e Forcës së Sigurisë së Kosovës zhvilluan qitje me mortaja 60, 81 dhe 120 mm në poligonin e qitjes me armë të rënda të Regjimentit të Këmbësorisë së Veriut të Forcave të Armatosura të Shqipërisë.

Gjatë këtij aktiviteti, ushtarakët tanë dëshmuan përgatitje të lartë profesionale, disiplinë dhe zbatim të standardeve gjatë ekzekutimit të qitjeve.

Aktivitete të tilla kontribuojnë në zhvillimin e kapaciteteve në fushën e artilerisë, ngritjen e aftësive operacionale dhe forcimin e ndërveprueshmërisë ndërmjet forcave tona”, tha Maqedonci.

Të ngjashme