FSK pas një pune 14 orëshe largon dhe asgjëson një bombë 907 kg

Prishtinë | 31 Dhj 2021 | 10:14 | Nga Ekonomia Online

Forca e Sigurisë së Kosovës ka njoftuar për një operacion të suksesshëm të shkatërrimi të bombës 907 kilogram të cilën e kanë gjetur në fshatin Merdare.

Sipas FSK-së operacioni në bashkëpunim em KFOR-in amerikan është përmbyllur me sukses pas 14 orësh.

“Ekipet e EOD-së së FSK-së në bashkëpunim me Ekipin e EOD-së së KFOR-it Amerikan kanë asgjësuar përfundimisht bombën Mk 84 (907 kg) e gjetur gjatë deminimit në fshatin Merdare, operacioni është mbyllur me sukses pas 14 orësh punë dhe bomba nuk paraqet rrezik më për qytetarët e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme