Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës do të organizojë protestë sot para Ministrisë së Shëndetësisë, raporton Ekonomia Online.
Sipas njoftimit, me këtë protestë, që fillon nga ora 11:00, FSSHK shpreh pakënaqësinë e thellë për ndërprerjen e dialogut social me Ministrinë e Shëndetësisë, mospajtimin me propozimin e qeverisë për një rritje të vogël të koeficientit prej 0.5, si dhe mos-nënshkrimin e Kontratës Kolektive Sektoriale.