Kryesia e Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës (FSSHK) në mbledhjen që ka ditën e sotme përshëndetë miratimin e Ligjit mbi Pagat.
FSSHK ndihet krenare që me propozimin dhe punën e saj të palodhshme një vjeçare më në fund ky Ligj u jetësua në Parlament.
“Falënderojmë të gjithë akteret që kanë dhënë kontribut në këtë Ligj. Punëtorët shëndetësorë përkundër disa padrejtësive (sidomos niveli bachelor) brenda koeficientave më në fund janë ranguar në vendin e merituar”, thuhet në komunikatën e FSSHK-së.
Poashtu njoftojnë opinionin e gjerë që me vendim të Kryesisë Greva në Shëndetësi është nderprerë.