Fundoset anija, mbyten 10 persona

Prishtinë | 25 Kor 2017 | 14:07 | Nga

Një anije e shpejtë është fundosur në ishullin indonezian Borneo, duke i mbytur të paktën 10 persona, ndërsa raportohet se disa të tjerë janë zhdukur, njofton policia dhe zyrtarët indonezianë.

Agjencia kërkim-shpëtim e Indonezisë ka thënë në një komunikatë se 40 persona besohet se ishin në bordin e anijes në kohën kur ajo u fundos.

“Momentalisht, numri i personave në bord ende është një vlerësim. Mund të ketë persona që nuk janë kanë në listë. Po presim për njerëz që mund të raportohet si të zhdukur nga familjarët e vet,” ka thënë një zyrtar i ekipit kërkim-shpëtim.

Disa aksidente kanë ndodhur në ujërat mes Indonezisë dhe Malajzisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme