Funksionalizimi i çerdhes – peng i buxhetit qe gjashtë vjet

Prishtinë | 14 Jan 2019 | 13:46 | Nga Ekonomia Online

Objekti që ishte dedikuar për çerdhe në fshatin Bardh të Madh nuk është funksionalizuar asnjëherë nga zyrtarët komunalë të Fushë-Kosovës. Edhe pse është ndërtuar para më shumë se gjashtë vjetësh, ky objekt vazhdon të qëndrojë ende i mbyllur.

Komunarët kanë thënë se çerdhet në këtë komunë nuk mund t’i hapin për shkak të limiteve buxhetore dhe kufizimit të numrit të punëtorëve në arsim, shkruan sot Koha Ditore.

“Çerdhet nuk kemi mundur t’i funksionalizojmë shkaku i rritjes së vendeve të punës, sepse nuk na është lejuar për shkak të limitit të buxhetit dhe numrit të punëtorëve”, ka thënë shkurt drejtori për Arsim në Komunën e Fushë-Kosovës, Islam Shabani.

Por përfaqësues të opozitës në këtë komunë kanë akuzuar qeverisjen lokale se i kanë mashtruar banorët e fshatit Bardh i Madh se do t’i bëjnë me çerdhe.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme