Kompania e Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”, po punon që qytetarët që furnizohen me ujë nga kjo kompani të ketë 24 ujë.
Ilir Abdullahu, drejtor i Kompanisë së Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”, tha se po punojnë që të kenë furnizim sa më të mirë në regjionin e Prishtinës. “Edhe Fushë Kosova së shpejti do të ketë furnizim me ujë 24 ore”, i tha ai sot RTK-së.
Për inkasimin Ilir Abdullahu tha se ka rritje. “Pa inkasim të mirë nuk do të ketë cilësi, por qytetarët e Prishtinës po i kryejnë obligimet, kjo ka ndikuar edhe nga furnizim 24 orë me ujë të pijshëm”, tha ai. Sipas tij duhet të gjithë konsumatorët të pajisjen me ujë matës.