Fushatë sensibilizuese në Pejë kundër dhunës në familje

Prishtinë | 01 Nën 2018 | 08:44 | Nga Ekonomia Online

Është zhvilluar të mërkurën në qendër të Pejës fushata për parandalimin, vetëdijesimin dhe ndërgjegjësimin për dhunën në familje.

Këtë aktivitet e ka organizuar Sektori për Parandalimin e Dhunës në Familje në Drejtorinë e Policisë së Pejës në Bashkësi dhe Preventivë dhe në mbështetje nga OSBE-ja.

Në këtë aktivitet me moton: “Dhuna nuk arsyetohet”, pjesëmarrës kanë qenë përfaqësues të Policisë së Kosovës, institucioneve komunale, OSBE-ja, KFOR-i dhe përfaqësues nga shoqëria civile e të tjerë. Fushata është zhvilluar edhe më qëllim të sensibilizimit të qytetarëve, që dhuna nuk arsyetohet dhe secili qytetar ishte dashur ta kishte obligim t’i thotë jo dhunës, pasi në shoqërinë tonë dhuna në familje ende është temë tabu.

Në këtë fushatë u tha se dhuna në familje, shkatërron mirëqenien e grave të fëmijëve dhe anëtarëve të tjerë të familjes, bashkë me dinjitetin dhe vetëbesimin e tyre. Meqenëse dhuna në familje është e pranishme në të gjitha shtresat e shoqërisë, është parë e domosdoshme që për këtë temë duhet të flitet publikisht edhe, duke pasur parasysh që si problem ende është hezitimi i raportimit në polici të rasteve të dhunës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme