Fushë Kosova bën mbylljen e pjesshme për trafik të rrugës “Dardania”, për ta shndërruar në “Shëtitore”

Prishtinë | 05 Kor 2019 | 16:07 | Nga Ekonomia Online

Komuna e Fushë-Kosovës njofton të gjithë qytetarët se në bashkëpunim me organet e rendit, do të bëjë mbylljen e pjesshme për trafik të rrugës ‘Dardania’, për të shndërruar atë në ‘Shëtitore’.

Ky ndryshim do të bëhet duke filluar nga data 10 Korrik 2019 deri më 25 Gusht 2019, çdo ditë nga ora 19:00 deri në ora 23:00.

“Lusim ngasësit e automjeteve që të shfrytëzojnë rrugët alternative për qarkullim, sipas informatave të paraqitura në formë vizuele në këtë njoftim”.

Komuna kërkon mirëkuptimin e qytetarëve gjatë kohës së shfrytëzimit të kësaj rruge si shëtitore.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme