Fushë-Kosova do të nisë grumbullimin e mbeturinave të riciklueshme

Prishtinë | 05 Dhj 2019 | 14:39 | Nga Ekonomia Online

Komuna e Fushë Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Shërbime Publike dhe Mjedis në partneritet me GIZ-german dhe GAC, në bashkëpunim me Kompaninë Komunale për grumbullimin e mbeturinave KRM “Pastrimi”- njësia Fushë Kosovë do të nisë shtrirjen e shërbimit për grumbullimin e mbeturinave të riciklueshme sipas ditëve të veçanta, në amvisëritë e fshatrave: Grabovc i Ulët, Sllatine e madhe, Sllatinë e Vogël, Bardh i Madh, Pomozotin, Bardh i Vogël, Harilaq, të pajisura paraprakisht me infrastrukturë për ndarjen e mbeturinave të riciklueshme (kontejnerë të verdhë 240l).

“Në shportat me ngjyrë të verdhë ju lutem hidhni vetëm Plastikë dhe kanaqe alumini. Shërbimi i grumbullimit të mbeturinave të riciklueshme parashihet të nisë në javën e parë të muajit Dhjetor 2019 (Faza e parë), ku në secilin fshat kompania “Pastrimi” përveç shërbimit të grumbullimit të mbeturinave të  përgjithëshme sipas ditëve të paracaktuara në plan operativ do të operojë edhe në grumbullimin e mbeturinave të riciklueshme (parashihet grumbullim një herë në dy javë, një ditë më pas, sipas ditëve të grumbullimit të rregullt), thuhet në njoftimin e komunës.

Grumbullimi i mbeturinave të riciklueshme të amvisërisë do të kryhet një herë në dy javë, dmth dy herë në muaj, sipas ditëve të caktuara të veçanta për të cilën do të jeni të njoftuar paraprakisht.

“Lusim qytetarët e Komunës së Fushë Kosovës që të përkrahin zbatimin e ndarjes së mbeturinave të riciklueshme duke kontribuar në zvogëlimin e sasisë së mbeturainave për një Komunë të pastër dhe Ekologjike.
Ky projekt mbrenda vitit 2020 do të shtrihet në komplet territorin e komunës së Fushë-Kosovës”, thuhet në njoftimin e komunës.

Fotografia e Komuna e Fushë-Kosovës - Faqja Zyrtare

Fotografia e Komuna e Fushë-Kosovës - Faqja Zyrtare
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme