Fushë-Kosova shpenzon “gabimisht” mbi gjysmë milioni euro

Prishtinë | 25 Qer 2018 | 10:00 | Nga

Komunarët e Fushë-Kosovës gabimisht kanë shpenzuar më shumë se gjysmë milioni euro gjatë vitit të kaluar.

Këto para të parapara për subvencione dhe transfero, dhe për mallra dhe shërbime janë harxhuar për projekte kapitale. Por këto nuk janë të metat e vetme të Komunës së Fushë-Kosovës, shkruan sot “Koha Ditore”.

Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA), ka gjetur se zyrtarët e kësaj komune nuk kanë arritur të shpenzojnë më shumë se 52 për qind të mjeteve të planifikuara për investime kapitale.

“Komuna kishte ekzekutuar pagesa nga kodi i investimeve kapitale, në vlerë totale prej 425.135 eurosh, të cilat i përkasin kategorisë subvencione dhe transfere, si dhe vlerën 114.507€ që i takojnë kategorisë mallra shërbime. Këto shpenzime ishin buxhetuar dhe aprovuar si investime kapitale, megjithatë nuk i përmbushin kushtet të trajtohen si të tilla”, thuhet në raportin vjetor të Zyrës Kombëtare të Auditimit për Komunën e Fushë-Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme