Club Brugge, skuadra e Kategorisë së Parë belge, ka njoftuar mëngjesin e sotëm një lajm të hidhur.
Portieri i tyre Miguel Van Dam, 28-vjeçar, humbi betejën me leukeminë pas pesë vitesh luftime, njoftojnë mediat e huaja.
Miguel Van Dam e filloi karrierën e tij si sulmues në Lembeke, për t’u ricaktuar në pozicionin e portierit. Kur ai mbushi 17 vjeç, erdhi një ofertë nga Club Brugge , të cilën ai e pranoi me kënaqësi.
Vdekja e hershme e futbollistit të ndjerë e ka tronditur gjithë Belgjikën.