Juventusi është shumë afër përforcimit të radhës për sezonin e ardhshëm.
Kampionët e Italisë gjatë ditës së sotme pritet të nënshkruajnë me mesfushorin e Liverpoolit, Emre Can, shkruan indeksonline.
Mesfushori gjerman ka arritur në Torino dhe po kryen vizitat mjekësore në klinikën e Juventusit.
Kontrata e tij me finalistët e Ligës së Kampionëve përfundon në fund të muajit dhe do të nënshkruaj kontratë pesë vjeçare me Zonjën e Vjetër.
24 vjeçari mendohet se do të përfitoj një pagë rreth 5 milionë euro plus bonuset.