Futi 500 lekë në dokumentet që i dorëzoi për kontroll në kufi, arrestohet

Prishtinë | 27 Dhj 2025 | 08:45 | Nga Ekonomia Online

Është arrestuar një shtetas i Shqipërisë për ryshfet në pikëkalimin në Vërmicë. 

Policia ka njoftuar se i dyshuari kishte futur 500 lekë me dokumentet që i dorëzoi për kontroll në kabinën zyrtare. 

“Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Shqipërisë, pasi që i njëjti në dokumente që duhej të dorëzohen për kontroll (në kabinë) i kishte futur një kartëmonedhë prej 500 lek. Pas intervistimit me vendim të prokurorit,  i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Të ngjashme