Gashi: Aktivistët e VV-së u dënuan për t’u mbuluar vrasja e Astrit Deharit

Prishtinë | 17 Nën 2017 | 13:49 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Tomë Gashi, avokati i deputetit Frashër Krasniqi, i cili u dënua sot me 8 vjet burgim për sulmin me zollë ndaj Kuvendit të Kosovës, e ka quajtur politik vendimin.

Ai tha se vendimi i Gjykatës Themelore të Prishtinës për të dënuar me 21 vjet e 6 muaj burg katër aktivistë e Lëvizjes Vetëvendosje është bërë për ta mbuluar vrasjen e Astrit Deharit, dhe sepse jemi dy ditë para zgjedhjeve komunale.

“Kjo gjykatë për arsye politike ka vendosur t’i shpallë të fajshëm aktivistët. Kjo u bë për dy arsye: për ta mbuluar vrasjen e Astrit Deharit dhe sepse jemi dy dite para zgjedhjeve komunale”.

Ai ka deklaruar se do të ankohet në Gjykatën e Apelit për këtë vendim, sipas tij, krejt të padrejtë dhe politik.

“Është non-sens juridik se si ky trup gjykues nuk i beson ekspertizave të veta. Kemi të bëjmë me një rast krejtësisht politik. Kjo është një masakër juridike”.

“Është obligim i jonë që të bëjmë ankesë dhe kjo çështje politike mund të rregullohet me trysni politike. Janë shpallur fajtorë pa asnjë provë”, u shpreh Gashi, për gazetarët.

Të ngjashme