Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, ka bërë homazhe pranë pllakës së gjashtë martirëve të rënë në luftë në Milloshevë duke vendosur kurora lulesh.
Kryetari Gashi duke i përkujtuar këta martirë, ku të pranishëm ishin edhe familjarë, tha se janë ardhur për të bërë homazhe dhe nderuar dy familje të cilat u bënë pjesë e karvanit të lirisë dhe pavarësisë së vendit, raporton Ekonomia Online.
“Jemi këtu për të nderuar familjen Morina dhe Aliu për jetën e tyre, për veprën e tyre sepse edhe ata janë një pjesë e karvanit të lirisë që ne sot e gëzojmë, andaj e di që ju familje të nderuara keni dhimbtë, por ndihuni krenar sepse nga jeta e tyre ne sot e kemi lirinë”, ka thëne ai.
Në emër të familjarëve foli Zymer Morina i cili falënderoi të gjithë pjesëmarrësit.
“Ju falënderoj të gjithëve për pjesëmarrje. Lavdi të gjithë dëshmorëve të Kosovës”, tha ai.