Gashi: Deklaratat e kryeministrit e ministres janë politike, s’ka ndërhyrje në gjyqësor

Prishtinë | 07 Sht 2022 | 08:29 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Avokati Tomë Gashi mban anën e Ministrisë së Drejtësisë në përplasjen publike që kjo ministri ka me Këshillin Prokurorial të Kosovës (KPK).

Gashi i njohur për qëndrimet e vazhdueshme pro-Vetëvendosjes thotë se KPK po ndihet “e lënduar” për shkak të zvogëlimit të anëtarëve të KPK-së, raporton Ekonomia Online.

Gashi thotë se nga 13 anëtarë sa i kishte në të kaluarën KPK-ja do të jenë vetëm katër prokurorë.

Avokati Gashi për Ekonomia Online ka thënë se deklarimet e ministres e kryeministrit janë politike, dhe si e tillë nuk janë ndërhyrje në kompetencat e gjyqësorit.

“Sa i përket përplasjeve ndërmjet Ministrisë së Drejtësisë dhe Këshillit Prokurorial, është e qartë se tashmë ky institucion (KPK) nuk do t’i ketë 13 anëtarë, do t’i ketë katër prokurorë dhe tre prej shoqërisë civile, njëri prej tyre do të jetë avokati i popullit, dhe mendoj që humbja e këtyre posteve që thuajse për 20 vite i kanë ndërruar pozitat ndërmjet vete dhe kjo i ka lënduar KPK-në dhe reagimet nuk janë aspak të mirëseardhura, sepse krijohet një përshtypje që kinse kanë ndërhyrje në kompetencat e njëri-tjetrit”.

“Vesoj që reagimet që i jep ministrja e Drejtësisë e kryeministri, janë reagime politike por që nuk munden e as që duan të ndërhyjnë në punën e pavarur të prokurorëve dhe të gjyqtarëve. Kritika kemi për një pjesë të prokurorëve dhe të gjyqtarëve, por ne nuk mund të ndërhyjmë në punën e tyre, dhe kemi të drejtë të japim deklarime publike”, u shpreh Gashi.

Ndërsa për Vettingun në sistemin e Drejtësisë, Gashi thotë se shumë prokurorë e gjyqtarë nuk do ta kalojnë këtë provës.

“Ne kemi prokurorë dhe gjyqtarë brilant por kemi një pjesë të tyre që e kanë humbur rrugën dhe gabimisht janë aty, dhe vetëm Vettingu do t’i sqarojë këto situata. Në momentin kur Vettingu fillon të aplikohet, një pjesë e madhe e tyre, besoj se nuk do ta kalojnë fare”, tha Gashi.

E duke folur për kërkesën e Ministrisë së Drejtësisë për evidencat penale, Gashi i konsideron normale. Thotë se kjo gjë nuk ndalohet por as që lejohet.

“Përzierje në kompetenca nuk ka, por kritikat janë të dëshirueshme që të përmirësohet situata. Publikimi i emrave është përmendur që dikush thotë se duhet publikuar emrat e pedofilëve dhe të veprave të tjera penale, tek ne nuk kemi një ligj të tillë por që jemi në një situatë që nuk lejohet por as nuk ndalohet publikimi apo mbajtja e evidencave të caktuara përveç që i mbajnë institucionet, i ka Këshilli Gjyqësor dhe Prokurorial, dhe duhet t’i ketë edhe Ministria e Drejtësisë, sepse MD nuk është shef i tyre dhe si i tillë nuk ia ndalon”, u shpreh Gashi.

Lexo më shumë:

Të ngjashme