Gashi: Gjithçka nën kontroll, Gjykata nuk shfuqizohet

Prishtinë | 22 Dhj 2017 | 23:44 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Arben Gashi, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, nuk po e konsideron asgjë të jashtëzakonshme përpjekjen për zhbërjen e Gjykatës Speciale.

“Nuk ka asgjë të jashtëzakonshme. Mendoj se gjithçka është nën kontroll dhe Kosova është në dorë të sigurt përgjithmonë. Nuk ka asnjë mundësi të ndodhë kjo punë, krejt kjo çka munden me bë është një konfuzion”, u shpreh Gashi.

Gashi i bëri komentet pas takimit të Grupit Parlamentar të LDK-së, ku merrnin pjesë dhe deputetët e Vetëvendosjes, si dhe ambasadori i ShBA-së, Greg Delawie; ai i Britanisë së Madhe, Ruari O’Connell, si dhe përfaqësues të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë.

Të ngjashme