Gashi: Ka filluar numërimi mbrapsht, po i ofrohemi fundit të kësaj qeverisjeje

Prishtinë | 15 Jan 2024 | 14:06 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi ka thënë se ka nisur numërimi mbrapa, për fundin e qeverisjes Kurti.

Gashi ka thënë se maksimumi i mundshëm që Albin Kurti mund të jetë në pushtet, është deri tash një vit.

“Jemi në fazë delikate në të cilën po kalon vendi. Kemi hyrë në vitin e fundit të qeverisjes Kurti. Maksimumi i mundshëm deri kur mund të jetë në pushtet z. Kurti është tash një vit. Tashmë ka filluar numërimi mbrapsht, pra po i ofrohemi fundit të kësaj qeverisjeje”, tha Gashi.

Të ngjashme