Humbja me Fiorentinën në “San Paolo” ka lënë pasoja tek skuadra e Napolit.
Sipas medieve italiane, trajneri Gennaro Gattuso ka pezulluar mesfushorin Allan pas atij reagimi në momentin kur u zëvendësua kundër Fiorentinës. Braziliani nuk do të jetë në formacionin titullar në takimin që Napoli do të ketë sonte në mbrëmje kundër Lazios në kuadër të Kupës së Italisë.
Ndërkohë, klubi napolitan deklaroi se Allan do të mungoi për shkak të një problem muskulor i jep mundësinë kështu që sonte të debutoi sllovaku Stanislav Lobotka. Ky i fundit iu bashkua napolitanëve pak ditë më parë nga Celta Vigo.