Gaz lotsjellës kundër protestueseve në Greqi

Prishtinë | 17 Qer 2018 | 16:43 | Nga

Përleshje mes policisë greke dhe protestuesve në momentin kur një grup protestuesish tentuan të kalojnë kordonin policor dhe të mbërrijnë në fshatin ku mbahej ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes mes Greqisë dhe Maqedonisë. Protestuesit sulmuan policinë me drunjë dhe mjete të tjera, ndërsa policia u përgjigj me gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën, shkruan alsatm.

Tetë persona kanë pësuar lëndime trupore nga përleshja mes grupeve të demonstratëve dhe policisë. Mediat Greke shkruajnë se situata vazhdon të jetë e tensionuar. Rrethina e fshatit Psarades është e rrethuar nën forca të shtuara policore, ndërsa rrugët që të çojnë drejtë Prespës nga ana e Greqisë janë të bllokuara tërësisht. Për shkaqe sigurie në vendin e protestave janë evakuuar gratë dhe fëmijët, ndërsa si pasojë e protestave disa ekipe gazetarësh që kanë raportuar mbi ceremoninë e sotme kanë mbetur të bllokuar në atë vend. Sipas mediave greke rreth 80 autobusë nga Selaniku dhe qytete tjera të Greqisë Veriore me qytetarë i janë bashkangjitur protestave në Psarades. Ndër të shumtat pankarta, protestuesit mbanin dhe transparente “Maqedonia është Greqi”, “Këtu mbaron Maqedonia Veriore” etj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme