Gaz lotsjellës në koncertin e Bregoviqit, por koncerti vazhdon

Prishtinë | 22 Gus 2021 | 22:22 | Nga Ekonomia Online

Është hedhur gaz lotsjellës në koncertin e Goran Bregoviqit, raportojnë mediat shqiptare.

Në pamjet nga vendngjarja janë parë disa qytetare duke u larguar nga hedhja e gazit, derisa disa e kanë pësuar.

Pamjet sjellin qytetarët e shqetësuar, derisa disa u bërtasin forcave të sigurisë duke i akuzuar se nuk kanë bërë sigurim të mjaftueshëm.

Përkundër që është hedhur gaz lotsjellës, koncerti po vazhdon teksa policia është në kërkim të personit që e ka bërë një gjë të tillë.

Ndërkohë, në disa video që kanë qarkulluar pjesëmarrësit shihen duke fërkuar sytë për shkak të djegies që i shkakton gazi lotsjellës.

Nuk kanë munguar edhe ata që kanë pyetur policinë për kontrollin që i kanë bërë të gjithë personave të pranishëm.

Në anën tjetër, Top Channel ka raportuar se gazi është hedhur nga një i ri dhe se i dyshuari është kapur nga policia.

https://www.instagram.com/p/CS4-yblo4q5/?utm_medium=copy_link

Të ngjashme