Gazmend Bardhi kërkon dorëheqjen e Bashës nga drejtimi i PD-së

Prishtinë | 12 Mar 2022 | 13:27 | Nga Ekonomia Online

Edhe sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazmend Bardhi ka kërkuar sot dorëheqjen e kryedemokratit Lulzim Basha nga drejtimi i PD.

“Vendimin e 9 shtatorit e mbështes sa të kem frymë jo për shkak të karriges të askujt, por se besoj edhe sot se është rruga e vetme për të fituar. Për shkak të atij vendimi partisë iu shpall lufte. Jemi në gjendje lufte dhe po e dëmton PD në sytë e opinionit publik.

Per të ndalur gërryerjen e partisë, e vlerësoj qëndrimin tuaj për t’u vendosur në dispozicion të grupit dhe kryesisë për të gjetur një zgjidhje.

Një hap pas i juaji që merr me vete edhe Sali Berishën, i hap rrugën një procesi bashkimi është shansi i vetëm për t’i dhënë mundësi PD. Ne nuk mund te improvizojme. Sepse rrezikojme te copezohemi akoma me shume. Ketu jemi pak. Edhe me ata jashte jemi pak. Pra na duhet te dimë tani hapin A, B dhe C.

Mundesine për te fituar demokrateve ne 2023 ia japim duke pare interesin e PD. Hap pas hapi pa bere kthim pas, sepse kështu nuk shkojmë askund. Na duhet te gjejmë nje zgjidhje te plote, jo te pjesshme. Ajo qe propozon Dashi duhet te marre dhe miratimin e palës tjetër. Na duhet një zgjidhje qe qetëson demokratët, se jemi ne gjendje lufte dhe qe i bën bashke demokratet. Pra, vendimi për Sali Berishën nuk mund të zhbëhet. Këtu kemi qene te gjithë dhe e kemi mbështetur. Tërheqja juaj dhe e Sali Berishës mund të përbashkojë, dhe mund te jap një shans për zgjidhje. Zgjidhja duhet te jete e plote, afatgjate. Eshte nje rruge për t’u testuar per te sjelle demokratet ne pushtet.” u shpreh Bardhi.

Të ngjashme