GE konfirmon se distributori i tyre për Kosovë, nuk foli në emër të tyre lidhur me kontrastin për Radiologji

Prishtinë | 01 Shk 2020 | 10:57 | Nga Ekonomia Online

Pas shqetësime të ngritura në lidhje me përdorimin e kontrastit “Clarisan” dhe mënyrën e aplikimit të tij, menaxhmenti i SHSKUK i ka shkruar dhe ka kërkuar sqarime dirkete nga kompania prodhuese GE, e cila konfirmon se distributori i tyre në Kosovë nuk ka folur në emër të tyre.

SHSKUK ka kërkuar sqarime nga GE Healthcare, për të konfirmuar nëse pretendimet e distributorit të tyre në Kosovë, kompanisë Amicus, se flasin në emër të GE Healthcare  janë të vërteta.

SHSKUK ka pranuar një përgjigje me shkrim nga Drejtori i përgjithshëm i GE Healthcare për Evropën Lindore, z. Stamatis Karampelas,  i cili ka hedhur poshtë pretendimet e Amicus se kanë  qenë të involvuar në shkresën që i është drejtuar SHSKUK dhe që fatkeqësisht përmes publikimit në media ka tentuar të ulë imazhin e institucionit dhe personelit si dhe të krijojë efekte negative tek publiku.

Në përgjigjen e tij z. Karampelas thekson:

“Dëshirojë të kërkojë falje për letrën që keni marrë nga distributori ynë në Kosovë, derisa duket se Amicus kishte qëllime të mira, ata nuk na njoftuan neve për shqetësimet e tyre, e as për letrën që keni marrë ju. Letra përmbante gjuhë jo të pershtatshme të cilën ne nuk do të kishim përdorur. Dua të ju siguroj se këtë i’a kemi bërë shumë të qartë Amicus-it”.
Në vazhdimësi të përgjigjes, zt. Karampelas, falenderon profesionistët e SHSKUK për kujdesin dhe qartësimin e dozave dhe protokoleve në harmoni me etiketën e aprovuar lokale që përfshihet në secilën pako të Clariscan.
SHSKUK shpreh keqardhje për sjelljen e tillë joprofesionale dhe tendencioze të Amicus. 
SHSKUK i konsideron partnerët e saj, si aleatë në përmirësimin e mëtutjeshëm të cilësisë së shërbimeve shëndetësore. 
Sidoqoftë, nuk do të ketë tolerancë ndaj partnerëve jo të sinqertë dhe jo profesional.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme