ShSKUK: Nuk ka interesim të mjaftueshëm të specialistëve për punësim në Spitalet e Përgjithshme

Prishtinë | 08 Maj 2018 | 13:26 | Nga
Në konkursin publik të shpallur nga ana e Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës(SHSKUK) për vende të lira pune, për 22 profile të ndryshme mjekësore, ku u kërkuan 28 specialistë, në kuadër të Spitaleve të Përgjithshme, nuk ka pasur interesim të mjaftueshëm, edhe pse ekzistojnë vendet e lira të punës të aprovuara në buxhetin e vitit 2018.
Sa për ilustrim, në Spitalin e Përgjithshëm të Gjakovës, ishte kërkuar 1 specialist i ORL-së, por nuk ka pasur të interesuar, po ashtu nuk kishte aplikant për specialist të radiologjisë.
Në Spitalin e Përgjithshëm të Ferizajt, ishin kërkuar 2 kirurg të përgjithshëm, por nuk kishte aplikant.
Për Spitalin e Përgjithshëm në Mitrovicë nuk kishte aplikant për punësim si specialist i neurologjisë, ORL-së, sikurse nuk kishte ineresim edhe për specialistë të intersuar për punësim më repartin e infektiv të këtij spitali.
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme