Gecaj e Mustafa, kërkojnë t’u krijohen kushte të volitshme bujqve

Prishtinë | 30 Pri 2020 | 14:06 | Nga Ekonomia Online

Zëvendësministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Bajram Gecaj, ka takuar sot ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa.

Në këtë takim u diskutua për bashkëpunimin ndër-institucional sa i përket menaxhimit të situatës me Covid 19, në veçanti për mbështetjen financiare të qeverisë për shumë dikastere dhe për procedurat që duhen të ndiqen nga përfituesit.

Të dy bashkëbiseduesit vlerësuan se është shumë e nevojshme që krahas masave për parandalim, sigurisë së përgjithshme në Kosovë, tu krijohen kushte të volitshme bujqve që në këtë kohë të kenë mbështetjen e mjaftueshme për t’i kryer obligimet e tyre.

Të ngjashme