Në fakt ndryshimi ka qenë në anën e kundërt – Shpend Ahmeti nuk mund të lavdërohet, edhe pse po krekoset, bash me asnjë projekt të cilin do ta lente trashëgimi që të mbahet mend për të mirë, përpos “kungjave”. Ai i ka bërë pishman jo vetëm partitë politike të cilat atëherë ja “falën” votën në stilin “për inati të resë, më dektë djali”, por i ka bërë pishman edhe ata qytetarë të Prishtinës, të cilët atëherë kishin pritje joreale nga aktivistët të tillë revolucionarë.
Këshilltari i kryeministrit Isa Mustafa dhe zëvendësministri i Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj i është kundërpërgjigjur kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti i cili vazhdon ta akuzojë kreun e qeverisë për dështime.
Gecaj, në postim në Facebook, shkruan se Ahmeti nuk ka me çfarë të krenohet, pasi që prishtinasit e kanë kuptuar se “gabuan kur e votuan atë”, transmeton lajmi.net.
Postimi i plotë i Bajram Gecajt:
“ILUZIONI SHPEND AHMETI”
Duke u munduar që t’i eklipsoj dështimet e tij të njëpasnjëshme dhe zhgënjimin në rritje të prishtinasve mbi qeverisjen e tij, Shpend Ahmetit i ka ra në mend një ‘ide kreative’ të merret prapë me kryeministrin Mustafa dhe me “njerëzit tjerë”. Ai thotë se do te ishte “mirë edhe për ata edhe për Prishtinën që të ecin gjërat përpara, sepse gjërat kanë ndryshuar në Prishtinë”. Pajtohemi, është mirë që gjërat të ecin përpara, por tash e tutje do ta keni të pamundur për t’i shitur prishtinasve fjalë e premtime për besim dhe vota.
Në fakt ndryshimi ka qenë në anën e kundërt – Shpend Ahmeti nuk mund të lavdërohet, edhe pse po krekoset, bash me asnjë projekt të cilin do ta lente trashëgimi që të mbahet mend për të mirë, përpos “kungjave”. Ai i ka bërë pishman jo vetëm partitë politike të cilat atëherë ja “falën” votën në stilin “për inati të resë, më dektë djali”, por i ka bërë pishman edhe ata qytetarë të Prishtinës, të cilët atëherë kishin pritje joreale nga aktivistët të tillë revolucionarë.
Shpend Ahmeti dhe zyrtarë tjerë të Komunës së Prishtinës bëjnë mirë të punojnë më shumë për çështjet lokale, për çka edhe janë të thirrur, e të flasin më pak për çështje të karakterit “nacional e global”. Kështu, sikundër qëndron puna, është fatkeqësi për qytetarët e Prishtinës se si tani e tri vite nuk kanë parë asnjë sukses të dukshëm në qeverisjen lokale në Prishtinë që do ta rritte kualitetin e jetës së tyre; apo ndoshta presin që, për profite të fushatës, të kryejnë ndonjë punë në vitin elektoral. E keqja më e madhe është se ata besojnë se janë duke punuar shumë dhe drejtë, por është vota e prishtinasve ajo që do t’i këndell.