Gecaj, VV-së: Serbia ndërton mure, e ju muret i keni në koka

Prishtinë | 27 Jan 2017 | 09:40 | Nga

Zëvendësministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj ka thënë se anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë mure në kokat e tyre.

Gecaj përmes një postimi në Facebook u është referuar atyre si “brigada kuqaloshe” dhe “anarkistë”, ka shkruar se “runa zot” nga ardhja në pushtet e tyre.

“Serbia ndërton mure e këta i kanë muret në kokat e tyre”.

Postimi i plotë:

MURET E ANARKISTËVE

Anarkistët, shumë nga të cilët me bagazh trashëgimie marksiste-leninisite, u çartën mbrëmë nëpër mediat sociale e portale vetëm pse ju tha një e vërtetë, vetëm pse ju kërkua llogari se ku i kishin marrë paratë për aksionet e dhunshme e anitshtetërore të brigadave të tyre kuqaloshe.

Paramendojeni sikur këta anarkistë (ruana zot) të ishin pushtetarë dhe dikush t’u kërkonte një llogari të tillë! Pa fije dyshimi se do t’i materializonin premtimet e tyre, të dhëna më herët, se do t’i tërheqin zvarrë kundërshtarët e tyre politik, por edhe mediat, rrugëve të qyteteve kosovare. Veprimet dhe mjetet e dhunës i krahasuan me pafytyrësi me lodra fëmijësh; ndoshta atyre ju duken lodra në krahasim me ato që kanë ndërmend ti përdorin nesër.

Me imagjinatë prej bolshevikëve na treguan filma fantastiko-shkencorë se kinse gazin e paskan grumbulluar nga koha kur policia ka gjuajt protestuesit. Gjithashtu edhe një herë u shërbyen me gjuhën e cila më së miri i përshtatet karakterit të tyre, duke u bërë kështu krahasime primitive e ofenduese përfaqësuesve më të lartë të shtetit, e kështu duke ofenduar në mënyrë indirekte shtetin dhe popullin e Kosovës. Serbia ndërton mure e këta i kanë muret në kokat e tyre.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme