Georgina tregon çka është e rëndësishme në shtrat

Prishtinë | 26 Gus 2019 | 13:38 | Nga Ekonomia Online

Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodríguez formojnë çiftin më të konsoliduar në panoramën futbollistike. Sulmuesi portugez dhe modelja argjentinase plotësojnë në mënyre perfekte njëri-tjetrin për të krijuar një familje dhe pasur qetësinë e duhur që CR7 të triumfojë në fushat e blerta.

Por cili është çelësi i kësaj marrëdhënieje të konsoliduar? Përgjigjen e jep Georgina për “The Sun”:

“Kur shkoj në shtrat jam me të brendshme seksi, është një truk për të bërë të lumtur partnerin”, rrëfen ajo.

Partnerja e Ronaldos shpjegon më tej se e ka njohur ish-futbollistin e Realit në një dyqan të Guccit më Madrid, më pas lanë një takim në një event për promovimin e një marke.

“Ishte ambienti ideal për të biseduar, jashtë vendit të punës. Për të dy ishte dashuri me shikim të parë”, shtoi Georgina.

Në fund Georgina ka shpjeguar që as paraje dhe as pasuria nuk janë të rëndësishme për të.

“Ajo që ndiej për të është më i fortë se çdo lloj presioni. Bashkë jemi më të fortë, por të joshësh dhe ëndërrosh është shumë e rëndësishme”, thekson ajo.

Të ngjashme