Gërvalla priti në takim Ambasadorin e Belgjikës: Biseda u përqëndrua rreth situatës politike në vend

Prishtinë | 05 Shk 2024 | 10:57 | Nga Ekonomia Online

Bashkëpunimi në proceset integruese të Republikës së Kosovës, mbështetja e Belgjikës në anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe organizata tjera ndërkombëtare ishin temat kyçe të takimit që Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, pati me ambasadorin e parë rezident të Mbretërisë së Belgjikës në Kosovë, z. Gregoire Cuvelier.

Biseda u përqëndrua rreth situatës politike në vend, angazhimeve të institucioneve në siguri, demokratizim dhe zhvillim ekonomik, duke theksuar se Kosova mbetet e vendosur në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon dhe forcimin e shtetit ligjor dhe demokracisë në vend.

Ministrja Gërvalla dhe Ambasadori Cuvelier biseduan edhe për mërgatën e Kosovës në Belgjikë, bashkëpunimin në kulturë, arsim dhe shkencë si dhe mundësitë e investimeve në Kosovë.

Në fund Ministrja Gërvalla ka falënderuar Ambasadorin Cuvelier për mbështetjen e shtetit belg ndaj Kosovës dhe vlerësoi se prania e misionit rezident të Belgjikës në Kosovë do të jetë një mundësi e jashtëzakonshme e fuqizimit të bashkëpunimit mes dy shteteve, në arritjen e interesave të përbashkëta.

Të ngjashme