Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës Safet Gërxhaliu ka pritur në takim një delegacion të Partisë Demokristiane të Zvicrës takim në të cilin është biseduar për avancimin e bashkëpunimit ekonomik në mes të dy vendeve, shfrytëzimin e potencialeve të diasporës kosovare ne këtë vend dhe në veçanti koordinimin e aktiviteteve në përmirësimin e imazhit të Kosovës në shtetin mik të Zvicrës
“Qëllimi i takimit ishte avancimi i bashkëpunimit ekonomik në mes të Kosovës dhe Zvicrës, shfrytëzimi i potencialeve të diasporës dhe në veçanti koordinimi i aktiviteteve në përmirësimin e imazhit të Kosovës tek investitorët dhe qytetarët e Zvicrës”, tha kryetari Gërxhaliu.
Ai vlerësoi se janë bërë hapa të shumtë në këtë drejtim por vetë fakti se Kosova ka këtë nivel të zhvillimit ekonomik kërkon gjetjen e formave më të avancuara të bashkëpunimit ekonomik.
“ Besoj që investimet në përmirësim të imazhit, më promovim të sundimit të rendit dhe ligjit , shfrytëzimi i potencialit të diasporës dhe një edukimi i mirëfilltë, jo vetëm akademik por edhe dual do të janë garanci i uksesit dhe zgjerimit të bashkëpunimit ekonomik”, tha kreu i Odës.
Kosova ka një fat që në Zvicër ka ambasadorët e zemrës, dhe këta janë diaspora kosovare e cila proceseve dhe forcimit të shtetit të Kosovës, përfundoi kryetari Gërxhaliu.
Ai tha se gjatë takimit në të cilin mori pjesë edhe zëvendës ministri i punëve të jashtme Emanuel Demaj.