Gërxhaliu për buxhetin e vitit 2023: Duhet më shumë dialog e transparencë e jo eufori politike

Prishtinë | 31 Tet 2022 | 12:03 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovë (OEK), Safet Gërxhaliu në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se buxheti në vlerë prej 3 miliardë e 212 milionë euro, i parashikuar nga Qeveria për vitin tjetër, ka ardhur si rezultat i inflacionit dhe rritjes së çmimeve.

Andaj, ai tha se duhet më shumë dialog e transparencë e jo eufori politike e partiake. Gërxhaliu theksoi se fatkeqësisht po anashkalohet sektori privat, duke shtuar se i gëzohet faktit se ka rritje të investimeve në në shëndetësi e arsim dhe siguri.

“Në rrethanat ekzistuese në te cilat gjendet Kosova nuk ka arsye për eufori. Një buxhet i tillë edhe është pritur fale inflacionit dhe ngritjes së çmimeve që në momente të caktuara e kanë kaluar shifrën 100%”.

“Prandaj është koha kur duhet të ketë më tepër dialog dhe transparencë dhe buxheti të jetë në funksion te zhvillimit ekonomik dhe jo vetëm eufori politike partiake. Atë çka e kemi blere në vitin 2021 me 100 euro ketë vit nuk mund ta blejmë 200 euro dhe e tëra kjo ka ndikuar në rritjen e buxhetit në aspektin financiar”.

“Unë mendoj qe ka munguar një debat i mirëfilltë për këtë buxhet dhe atë pak kush e ka pa. Në rend të dytë më gëzon fakti që ka rritje të investimeve në shëndetësi e arsim dhe siguri, por që po anashkalohet sektori privat”, tha Gërxhaliu.

LEXONI EDHE:

Të ngjashme